Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E dielë 24.09.1995

Antiligji po fiton të drejtën e qytetarisë

Pas dy seancave te turpshme ne Kuvendin Popullor Kur je ne pushtet s'do te thotë se ke të drejtë të vësh këmbë mbi kokën e tjetrit Ne njohim të drejtën kushtetuese dhe jo paçavuren e Berishës Diskutimi i Kryetarit te grupit parlamentar Socialist Namik Dokle Qëndrimi i PS-se ndaj shtetit të diktaturës është i qartë dhe i prerë. Ai është një qëndrim programor, as koniuktural dhe as pragmatist. Ndërkohë që Berisha dhe propaganda e tij rreket te vertetoje se PS nuk kishte "distanca" nga përndurazi kemi konfirmuar në program: "Ne denojmë prerazi regjimin komunist, metodat e tij politike, sociale dhe ekonomike që nuk mund të siguronin zhvillimin e shpejtë të vendit dhe ngritjen e mirëqënies së individëve. Ne hedhim poshtë praktikën e partisë-shtet e të diktaturës së Enver Hoxhës, qysh me ideologjizimin e gjithçkaje, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe perndjekjen e emër të "luftës së klasave" (Programi i PS-faqe 60) Me siguri e njihni këtë qëndrim programor të PS ata që janë iniciatorë për të ashtuquajturin ligj kundër genocidit. Por vijmë këtu në parlament dhe na citojnë gazetari, rapsodë, madje dhe minj. Mirë, zotërinj, unë po ju citoj një lider të lirisë dhe demokracisë europiane, fjalët që ai tha kur parlamenti anglez dhe mandatin e drejtoj qeverinë e luftës kundër fashizmit. Atë ditë, Çurçilli tha: "Kush mendon të ndërtojë të tashmen, duke u marrë me të kaluarën, humbet të ardhmen". E tha këtë lider i madh i lirisë dhe demokracisë europiane, ne kohën kur ne bote, krahas Hitlerit kishin filluar të mbijnë ballistë, ustashë, çetnikë. Prandaj ka kaq pasion ballist edhe këtu nga disa pinjollë të djeshëm. Doni të ktheni skenën politike të luftës partizane-balliste? Të humbur e keni davanë, sepse çdo e vërtetë mund të mbulohet, por jo e vërteta e lirisë. Ata që vënë lule, apo flasin për luftën çlirimtare me demagogji e tejskajshme, ata që dekorojnë Hysni Lepenicat, Gjon Marka Gjonët, kanë qvarrosur natën, hajdutëshçe, generalin e parë të rezistencës Antifashiste në Europë, Myslym Pezën. Dhe mos harroni zotërinj, se këto fjalë i tha para generalit De Gol. Dhe mos harroni zotërinj se edhe kandidati i ardhshëm për president të SHBA, Bob Dol, e shpalli këtë kandidaturë ne një ditë të shënuar të jetës së tij: në 50 vjetorin plagosjes në luftën kundër fashistëve. Kurse ju kur kërkoni llogari këtu se ne qëndrueshim vlera balliste. A mos vallë Myslym Peza me shokë i kishin mikrofonat e parlamentit dhe te thërrisnin :"Ej, Ballistë, largohuni se po vrasim gjermanët!" Kush u bashkua me pushtuesin, fatin e tij e pësoi.Flisni per generalë të diktaturë a burgosje. E vlerësoj kete qëndrim. Por njekohesisht shtroj pyetjen: Kush e spiunoi ne burg Gjin Markun?! Një kolonel i sigurimit thote Arbnori. Por kolonel ka patur edhe dy tre minj që i silleshin trotull.Dhe ju zoti Pjetër, që paskeni të drejtë të hapni arkivat për te gjetur alibite tuaja, hapni ato porsi dhe gjeni: Kush e spiunoi Gjin Markun e paskët spiunimi ai nuk doli me nga burgu për vdekje? Është krejt e qartë se ata që iniciuan këtë ligj, e dinë... fare mirë se PS ka denuar dhe është kundër - luftës së klasave dhe pasojave të saj; - vrasjeve pa gjyq dhe gjyqeve politike; - torturave të përdorura ne kundërshtim me ligjet e kohës; - trajtimit çnjerëzor të të burgosurve politike dhe të burgosurve te tjerë; - çpronësimeve masive dhe të dhunshme; - shkatërimit të vlerave kulturore; - përçmjes e diskriminit shoqëror; - dënimeve dhe ekzekutimeve masive; - e të tjera vepra të shtetit totalitar që përmenden në deklaratën e Komisionit Nismëtar per denoncimin e krimeve të diktaturës enveriane. Ne këtë forum ka sigurisht edhe njerëz që kanë vuajtur, edhe intelektuale të vërtetë që meritojnë respekt.Por, ne kete nismë partizën me se shumti dhe ata që dje kanë qenë shërbëtorë të zellshëm të diktaturës dhe sot jane servilë të pështirë të neodiktaturës apo të genocidit politik, po të shprehemi me termin e shpikur prej vetë atyre. Po te jete se vertetë duam të denonjojmë genocidin dhe ata që e kryen, ejani ti marrim me rradhë. Njerëzit pyesin: Kush ka bërë genocid? Ndreçi Plasari apo Ilir Meta e Pandeli Majko? Flisni për genocid fetar? Dy prifterinjte e fundit në Shkodër i denuam më 1974 dhe për çfarë? Per një pagëzim ilegal. Thoni kush e beri? I përhershmi Rustem Gjata që edhe linçoi Zef Brozin. Flisni per genocidin (vijon ne faqen 3) Ne faqen 2,3,4 do te lexoni diskutimet e plota te deputeteve socialiste mbajtur pardje ne seancen plenare te Kuvendit Popullor
Namik Dokle Berisha Enver Hoxhës Çurçilli Hitlerit Kuvendin Popullor Europë SHBA Shkodër

Djemte e majte skicojne politiken e shekullit te 21

-Me te rinjte socialiste te botes Lexoni faqe 5